Pas takimeve me përfaqësuesit e Kosovës, Kryetari i Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka mbajtur sot konferencë për medie.
McAllister në këtë konferencë përmendi të gjitha takimet të cilat i ka pasur këto dy ditë si me zyrtarët, deputetët pozitës dhe opozitës, gjithashtu edhe me studentët.
Gjithashtu, McAllister deklaroi se edhe pas gjithë mbështetjeve qe kanë për Kosovën, shteti ynë nuk do të hyjë në BE nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë, raporton arbresh.info.
Veç tjerash ai nuk e la pa e cekur edhe largimin e taksës 100% ndaj Serbisë, që sipas tij duhet hequr kjo taksë.
“Ne jemi shumë të kënaqur me progresin ku janë bërë reforma në sundimin e ligjit, këto kanë për synim luftimin e korrupsionit, ka nevojë edhe për sektor të tjerë si arsimi, mjedisi etj. BE e mbështet Kosovën në të gjitha fushat. Kosova është vendi ku ne si BE shpenzojmë më shumë para për banorë pas Palestinës. As Kosova e as Serbia nuk do të anëtarësohen në BE, pa pasur marrëveshje mes vete. Ne duhet të nisim dialogun për këtë gjë. Këtë javë kemi përsëritur atë qe kemi përsëritur gjithmonë, taksa duhet të pezullohet, ne e rekomandojmë këtë sepse duam që dialogu të dalë me sukses. Kriteret për vizat janë plotësuar, dhe unë theksoj që duhet të jepen vizat kosovarëve pa u vonuar. Mbetet shumë për t’u bërë në Kosovë”, tha McAllister.
Prezente në ketë konferencë për medie ishte edhe shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova./Arbresh.info/
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...