Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet presidenciale. Kështu u njoftua sot pas takimit të përbashkët mes LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e përbashkët presidencial.
“Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, romë vllahë dhe të gjithë të tjerët. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, të ndryshmit mbështesin kandidat të përbashkët, Stevo Pendarovski do të jetë kandidati jonë i përbashkët, mik i të gjithëve. Le të rrojë bashkësia jonë me presidentin tonë të ardhshëm Stevo Pendarovski”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili sipas deklaratës së kryeministrit do të mbështetet nga gjithsej 31 parti mes tyre edhe nga Alternativa dhe PDSH-ja.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...