Bazuar në një raport së fundmi nga Tuttosport, Marco Asensio është gjithashtu i pakënaqur me situatën e tij aktuale në Real Madrid ashtu siç janë edhe disa prej bashkëlojtarëve të tjerë.
Nuk është sekret që Isco dhe Marcelo janë në prag të largimit nga kampioni evropian, por duket se ata nuk janë të vetmit, transmeton portali arbresh.info.
Asensio ka qenë pjesë e ‘Los Blancos’ që nga viti 2014 kur iu bashkua atyre nga Mallorca dhe është përfshirë edhe në skuadrën kombëtare të Spanjës qysh pas debutimit të tij në vitin 2016.
Mesfushori 23-vjeçar nuk duket i lumtur me rolin e tij në Real Madrid dhe raportet sugjerojnë se kalimi në Juventus mund të jetë në letra. Marcelo dhe Isco tashmë janë përfolur disa herë për kalim te kampioni italian ndërkohë largimi i Asensio do të jetë pak më i vështirë, por ende është i mundur.
Asensio ka fituar dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve, dy Superkupa dhe një titull në La Liga./arbresh.info/
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan