Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Mohammad Javad Zarif.
Në një letër, Rouhani lavdëroi Zarifin dhe tha: “Mendoj se dorëheqja jote është kundër interesave të vendit dhe nuk e pranoj”, transmeton portali arbresh.info.
Zarif ofroi dorëheqje të hënën, duk thënë se shpresonte se kjo do të lejonte që ministria e tij të rimarrë rolin adekuat ligjor.
Roli i tij në negociatat historike që përfunduan me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore e ekspozoi atë ndaj kritikave të ashpra të radikalëve.
Shumë liderë të ashpër kundërshtuan vendimin për të pranuar kufizime mbi aktivitetet bërthamore të vendit në këmbim të heqjes së sanksioneve paralizuese.
Presioni ndaj Z. Zarif u rrit vitin e kaluar pasi Presidenti i SHBA Donald Trump braktisi marrëveshjen dhe rivendosi sanksionet e SH.B.A.-së për naftën dhe sektorin bankar të Iranit./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin