Aktorja Pamela Anderson i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin një letër të hapur, me anë të së cilës i kërkon lirimin e balenave Orca dhe Beluga, të kapura në afërsi të Nakhodka në rajonin Primorsky Krai.
Aktorja e njohur hollivudiane, i cila është edhe anëtare e Bordit Këshillimor të Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (FPGSH), i lutet Putinit që të urdhërojë lirimin e tyre.
“Po ju shkruaj në lidhje me 11 Orca dhe 87 Beluga që aktualisht janë kapur afër Nakhodka-s. Unë do të doja të falënderoj qeverinë ruse që ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në parandalimin e trafikimit të këtyre balenave. Unë besoj se qeveria ka ndërmarrë nismën për lirimin e këtyre qenieve madhështore dhe kthimin e tyre në ujërat e tyre natyrore në Lindjen e Largët Ruse”, shprehet Pamela Anderson në letrën e saj dërguar presidentit rus.
Ajo shtoi se qeveria ruse, në bashkëpunim me ekologët dhe ekspertët ndërkombëtarë, shpreson të zhvillojë një plan profesional për kthimin e Orca-ve dhe Beluga-ve në habitatin e tyre natyror.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez