Ish kryetari i komunës së Pejës Ali Berisha së bashku me disa përfaqësues të Rugovës do të takojnë sot në orën 12:00 kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar rreth ndalimit të ndërtimit të Hidrocentraleve në Lumbardh të Pejës.
Këtë e ka bërë të ditur Ali Berisha në një prononcim për portalin arbresh.info.
Ai ka thënë se do të provojnë rrugët institucionale për të ndaluar realizimin e projektit.
“Ne jemi kundër realizmit të këtij projekti. Do të shfrytëzojmë aspektin institucional do to të bëjmë një takim me kryeministrin në orën 12”, tha ai.
Ndërsa sot do të protestohet në Pejë kundër shkatërrimit të Lumbardhit dhe bukurive natyrore të Pejës.
Protesta fillon nga ora 12:00.
Projekti ka filluar në 18 tetor 2013 në një marrëveshje mes komunës dhe kompanisë Kelkos për ndërtimin e pesë hidrocentraleve në fshatrat e Rugovës për rreth 120 milionë euro./Arbresh.info/
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...