Santiago Solari e ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjen e së dielës mbrëma kundër Levantes në La Liga, me Iscon që është lënë jashtë befasisht.
Isco u riaftësua plotësisht nga lëndimi dhe në stërvitjet e ditës së premte punoi me grupin pa shfaqur asnjë problem, por Solari ka vendosur mos ta përfshijë fare në listën e 21 futbollistëve për duelin me Levanten sonte në orën 20:45,
Përveç Iscos që s’është ftuar, në listë mungon edhe kapiteni Sergio Ramos, i cili është i pezulluar shkaku i kartonëve.
Në skuadër është rikthyer Brahim Diaz.
Lista e plotë e Real Madridit:
Portierë: Navas, Courtois and Luca.
Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Marcelo and Reguilón.
Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Brahim, Asensio, Valverde and Ceballos.
Sulmues: Benzema, Bale, Mariano, Lucas Vázquez and Vinicius.
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...