Kjo shtëpi u shit për 5,7 milionë funta, blerësi as nuk e kishte parë (Foto)

11:55 | 16 Shtator 2015
Arbresh.info

Shitja më e shpejt e një shtëpie ka ndodhur dje në Knightsbridge të Anglisë dhe ajo u ble për 5,75 milionë funta brenda 6 orëve që është lëshuar në shitje.

Thuhet se blerësi i kësaj shtëpie, transmeton arbresh.info, e ka blerë atë pa e parë fare madje e ka paguar me para kesh.

Zakonisht shit-blerjet e tilla marrin kohë deri në minimum 15 ditë për nënshkrimin e kontratës e në disa raste edhe më shumë.

Por agjencia e patundshmërive Wellbelove Quested ka arritur që brenda pak orësh ta gjejë një blerës të pashpresë.

Kështu kjo agjenci beson se kjo është shitja më e shpejt që kanë bërë brenda këtij viti.

Sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, blerësi nuk është interesuar madje fare që ta shikojë fillimisht shtëpinë pasi ata kishin pak a shumë dijeni për të sepse jetonin aty afër.

“Ne i shpjeguam atij kushtet e shtëpisë dhe se ajo kishe nevojë për modernizim mirëpo blerësi nuk i interesua fare ta shikonte dhe ofroi pagesën kesh”, tha një zyrtar i agjencisë që u mor me shit-blerjen.

Shtëpia ka dy dhoma të pritjes, katër dhoma të gjumit, një kuzhinë, një dhomë ngrënie, 4 banjo, një dhomë pune, sauna dhe kopsht./arbresh.info.

Pay-Brompton-Square (1)

Pay-Brompton-Square (2)

Pay-Brompton-Square (3)

Pay-Brompton-Square (4)

Pay-Brompton-Square

 

Shpërndaje në rrjete sociale