Komisioni për Çështjen e Mandateve dhe Imunitetit do të vendos sot heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski.
Kjo nuk ndodhi dje për shkak se në seancë u paraqit një numër i madh i deputetëve të opozitës për të diskutuar. Pushteti dhe opozita zhvilluan debat të ashpër. Deputeti Veljanovski, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për akuzat e ngarkuara, respketivisht organizator i ngjarjeve terroriste të 27 prillit. Ai shtoi se ndryshe e ka menduar largimin pas tre mandateve si kryetar i Kuvendit.
Por deputeti i shumicës, Goran Misovski, tha se përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit, patjetër duhet të ketë, sepse aty u rrezikua jeta e deputetëve dhe gazetarëve. Misovski, tregoi edhe gurin i cili mund ti kishte marrë jetën ndonjë deputeti.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë