Koncerti i Elvana Gjatës në Prishtinë më 17 shkurt ishte shumë i komentuar.
Pas një pauze në skenë, këngëtarja Elvana Gjata u rikthye me koncert për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i cili u organizua nga Anita Haradinaj.
Përveç projekteve të saj muzikore ajo këndoi ‘live’ edhe një këngë të Shkurte Fejzës duke mos munguar interpretimi i asaj “Baresha” nga Nexhimje Pagarusha.
Mirëpo tani u mësua edhe se kush e shoqëronte këngëtaren në kocert. Olti Curri gjatë një interviste të fundit në emisionin “Rudina” zbuloi se Elvana shoqërohej nga prindërit, por jo nga e motra Migena e cila ishte e angazhuar me një koncert të sajin.
“Elvana ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj në këtë koncert, pas kësaj periudhe të pakënaqshme që ka kaluar”, tha Curri.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...