Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me Ministrin e MKRS-së, Kujtim Gashi dhe Ministrin e Administratës publike, Mahir Yagcilar, kanë vizituar sot komunën e Mamushës, komunë kjo e cila përbëhet shumica prej qytetarëve turk.
Kryeministri Haradinaj gjatë kësaj vizite në komunën e Mamushës ka thënë se ka ardhur në këtë komunë për të mësuar kërkesat e qytetarëve dhe nevojat e tyre dhe si Qeveri t’i dalin në ndihmë.
“Mamusha është komunë simbolike sepse është rurale, bujqësore ku jeton një komunitet autokton. Është shembull i mirë i njerëzve punëtor, njerëzve të mirë, të dashur dhe të respektueshëm, që vërtetë e kanë respektin e gjithë popullit të Kosovës.”, tha ai.
Kryeministri i vendit, komunën e Mamushës e cilësoi si një urë lidhëse mes Kosovës dhe Turqisë.
“Është edhe urë lidhëse të popullit të Kosovës dhe atë turk. Jam këtu me mësu kërkesat dhe nevojat e detyrat që na dalin ne si Qeveri në të ardhmen. Kjo komunë është e vogël që të ardhurat i ka 2 milionë. Jam i bindur se së bashku do mund të ecim drejt zhvillimit të Mamushës dhe drejt zhvillimit të Kosovës. Iu siguroj se Qeveria është e juaja ashtu siç jeni ju të Kosovës”, tha Haradinaj.
Ministri i Administratës publike Mahir Yagcilar, tha se Mamusha ka treguar suksesin e saj si komunë e themeluar para 10 vjetëve, sukses ky i cili sipas Yagcilar është i tërë Kosovës.

“Kryeministër mirë se keni ardhë në Mamushë, një qytet që është shumica prej komunitetit turk, ju jeni në një mënyrë krijues i kësaj komune kështu që mirë se keni ardhë në komunën që e keni krijuar ju para 10 vitesh. Besoj që gjatë këtyre 10 viteve Mamusha ka treguar suksesin e vet dhe është suksesi i Kosovës”, tha ai. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/397276017489030/
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën