Pas disfatës 2 me 0 kundër Atleticos në Ligë të Kampionëve, Juventusi dëshiron të lë pas humbjen dhe të vazhdojë përpara.
Megjithatë, siç raporton gazeta Tuttosport në edicionin e sotëm (e premte), Liga e Kampionëve është vendimtare për tre lojtarë në veçanti, transmeton portali arbresdh.info.
Në fakt, e ardhmja e Allegrit, Alex Sandros, Dybalas dhe Mario Mandzukic varet nga ajo se çfarë “Zonja e Vjetër” bënë në Ligë të Kampionëve.
Të gjithë nga ata janë përfolur për kalim te klube të mëdha dhe mos fitorja e këtij kompeticioni mund t’i jap fund bashkëpunimit të tyre me kampionin e Italisë.
Në rast se kjo ndodhë, Dybala padyshim se do të jetë lojtari më tërheqës në merkato. Por, nuk do të jetë për shkak të formës së tij të shfaqur së fundmi por për formën premtuese të shfaqur në përgjithësi.
Ngjashëm është edhe rasti me Alex Sandron, i cili nuk ka arritur ende të përmbush pritshmëritë deri tani./arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale