Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe kryetari i Shoqatës Sindikale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror Artan Hasani, të premten ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi, përmes së cilës i jepet fund grevës së paralajmëruar nga SINKON.
Ky dokument përfshin kërkesat e parashtruara nga kontrollorët ajror pas përfshirjes së tyre në ligjin për paga.
Ministri Lekaj ritheksoi vendosmërinë e tij për angazhim maksimal deri në rregullim të statusit të veçantë për këtë kategori.
Me anulimin e kësaj greve, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” vazhdojnë fluturimet, duke evituar çdo telashe që do të mund të sillte përsëritja e ndërprerjes së punës nga kontrollorët ajror.
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...