Në Shqipëri, shtyrja me dy javë e afatit për paraqitjen e aplikimeve për anëtarët e Prokurorisë speciale antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, duket se ka rezultuar e suksesshme.
Janë 12 kandidatë që ju shtuan 15 të tjerëve që ishin ofruar përgjatë thirrjes së parë, duke e çuar në 27 numrin e përgjithshëm të atyre që do të konkurrojnë për 15 vendet në këtë prokurori.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kishte motivuar shtyrjen me faktin që “numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve”.
SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Përveç nënshtrimit ndaj procesit të rivlerësimit, anëtarët e Prokurorisë speciale do të duhet të plotësojnë dhe një sërë kriteresh të tjera të rrepta, përfshirë detyrimin që të gjitha komunikimet telefonike dhe elektronike, apo dhe llogaritë bankare të tyre dhe familjarëve të ngushtë, të mund të jenë nën kontroll të vazhdueshëm.
Përveç procedurave të vlerësimit që vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të ndjekë për të parë plotësimin formal të kritereve, kandidatët do t’i nënshtrohen dhe procesit të rivlerësimit, dhe vetëm në përfundim të tyre do të bëhet e mundur ngritja e këtij institucioni. Me formimin e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane./TCH/
Emërllahu drejt kalimit tek Polissya Zhytomyr, zbulohen deta...
Të paktën 22 të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok
Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për...
Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret n...
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...