Sami Lushtaku, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës ka qenë njëri nga të ftuarit e Gjykatës Speciale.
Lushtaku në Hagë nuk e kishte thënë asnjë fjalë dhe për këtë ka një shpjegim avokati i tij dhe ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice.
“Unë i kam dhënë këshillë. Ai e ka marrë në konsideratë këshillën time dhe ka vepruar sipas saj”, ka thënë Nicë në një intervistë ekskluzive për Zonën e Debatit.
“Si z. Lushtaku dhe të tjerët janë ftuar për dy gjëra: Të sjellin dokumente, që Lushtaku nuk kishte asnjë dhe t’i përgjigjen pyetjeve”.
“Ata nuk kishin asnjë akuzë për Lushtakun, kur ne nuk i dime cilat janë akuzat nuk mund të lëvizim përpara. I thanë nuk kemi asnjë akuzë specifike ndaj jush”.
“…dhe nëse duhet ta arrestonin një person në Prishtinë i cili dyshohet se e ka vjedhur një veturë – athërë atij i thuhet se jeni i dyshuar për vjedhjen e një veture. Mund t’i bëni pyetje rreth kësaj dhe personi mund të përgjigjet”.
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...