Ka zgjedhur 17 shkurtin, ditën kur vendi ynë shpalli pavarësinë, për t’i dhuruar publikut shqiptar këngë të pavdekshme.
Këngëtarja kosovare, Gresa Behluli ka publikuar një kolazh, përmbledhje muzikore, sjellë në mënyrën e saj disa nga hitet që ende këndohen e kujtohen.
Madje ajo risolli edhe njëherë një nga këngët më të pëlqyera të muzikës popullore “Mora Fjalë”, të cilën e këndon pikërisht nëna e saj, bilbili Shkurte Fejza, me të cilën ajo madje ka kënduar një pjesë të këtij kolazhi.
Një nga këngët që Gresa e ka sjellë me shpirt, është edhe ajo për atdhetarin, Jusuf Gërvalla.
Të gjithë këto projekte janë sjellë edhe me videoklip në kanalin ‘Youtube’, që janë mirëpritur jashtë mase nga audienca.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...