Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk dëshiron të mbahet në mend si një legjendë e klubit anglez, Liverpoolit.
Ju mund të përdorni superlativa të shumta për të përshkruar ndikimin e Van Dijkut në që kur arriti për një shifër rekord botëror në janar të vitit të kaluar.
Ai shpreson të paguajë besimin e tyre duke i përkushtuar karrierës Së tij në klubin nga Merseyside.
I pyetur se si ai dëshiron të mbahet mend, Van Dijk befasoi të gjithë duke thënë se dëshiron të njihet si legjendë.
“Ndoshta dua të mbahem mend si një legjendë në Liverpool, natyrisht që është diçka për momentin që më ka ardhur në mendje”, ka thënë fillimisht Van Dijk.
“Ne kemi një skuadër fantastike, kemi të gjitha mjetet. Dua të arrijmë gjëra të mëdha me këtë klub”.
“Dua të jap gjithçka për këtë klub. Ata bënë gjithçka për të më marrë mua dhe unë jap gjithçka për ta. Shpresojmë se ne mund të arrijmë gjëra të mëdha”.
“Liverpooli si një klub, nëse ndonjëherë luani për ta, gjithmonë do të jeni të mirëpritur dhe do të jenë gati për ju, keni qenë pjesë e familjes dhe gjithmonë do të jeni”, përfundoi holandezi.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...