Trajneri i Arsenalit, Unai Emery iu ka bërë thirrje tifozëve për të krijuar një “atmosferë të madhe” për ndeshjen e ardhshme mbrëmjen e së enjtes në Evropa Ligë kundër BATE Borisov.
“Topçinjtë” duhet të përmbysin disavantazhin prej 1 me 0 në takimin kthyes të kësaj faze, transmeton portali arbresh.info.
“Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme, pas rezultatit të parë ne duhet të menaxhojmë 90 minuta dhe të dimë gjithashtu nëse ne kemi nevojë për më shumë minuta pas 90 minutave dhe kjo duhet të jetë në mendjen tonë që të përgatitemi edhe për këtë”
“Është gjithashtu shumë e rëndësishme për të luajtur në stadiumin tonë me tifozët tanë dhe ne kemi nevojë për tifozët e tyre për këtë ndeshje dhe shpresojë që të kemi një atmosferë të madhe”
“Së bashku, me mbështetjen e tyre, unë e di se lojtarët tanë mund të luajnë dhe të japin gjithçka”, përfundoi ai./arbresh.info/
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...