Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) Rashit Qalaj, i shoqëruar nga Riza Shillova drejtor i Departamentit për Hetime, Afrim Ahmeti drejtor i Departamentit për Operativë dhe Driton Vrajolli ndërlidhës policor, gjatë pjesëmarrjes në ‘Kongresin e Policisë Evropiane’ i cili po mbahet në Berlin, kanë realizuar edhe dy takime mjaft të rëndësishme, atë me presidentin e BKA-së, Policisë Federale të Hetimeve të Gjermanisë dhe me presidentin e Universitetit të Shkencave Aplikative të Brandenburgut.
Në takimin e realizuar në mes të shefit të PK-së dhe BKA-së, u diskutuan çështjet e bashkëpunimit reciprok si dhe nevoja për avancim të bashkëpunimit në drejtime të ndryshme edhe në të ardhmen.
Dy shefat theksuan se tanimë ekziston një bashkëpunim i mirë mes dy policive në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit, me theks të veçantë terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik, trafikimit me narkotikë dhe format tjera të krimeve të rënda, por shprehën nevojën e vazhdimit dhe ngritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në të ardhmen.
Drejtori Qalaj falënderoi presidentin e BKA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, në ndërtimin e kapaciteteve të saj, ku BKA-ja deri tani përpos ofrimit të trajnimeve të specializuara për PK-në, ka mundësuar trajnimin e disa zyrtarëve udhëheqës të PK-së në Akademinë e BKA-së.
Qalaj tha se presim mbështetjen e mëtejshme të BKA-së në fusha të specializuara si: IT- forenzikë, hetime speciale apo edhe në aplikimin e teknikave të veçanta të hetimit etj.
PK-ja është e gatshme që në të ardhmen të avancojë bashkëpunimin me BKA-në, sidomos në aspektin praktik të shkëmbimit të informacioneve, hetimeve të përbashkëta dhe operacioneve policore të përbashkëta.
Drejtori i PK-së nën shoqërimin e stafit të lart të tij, gjithashtu kanë pasur një takim edhe me presidentin Universitetit të Shkencave Aplikative të Brandenburgut, Rainer Grieger.
Në këtë takim i cili u vlerësua mjaft i rëndësishëm janë diskutuar gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen edhe me këtë institucion në fushën e trajnimeve dhe arsimimit.
Pjesëmarrja në këtë kongres e drejtorit të Përgjithshëm dhe e stafit të lartë të PK-së, përveç tjerash do të shfrytëzohet edhe për rritje të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me policitë e të gjitha vendeve pjesëmarrëse.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...