Vetëm ditën e djeshme janë identifikuar trembëdhjetë persona të prekur nga fruthi, shtatë prej të cilëve janë shtruar në spital, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për katër persona të moshës madhore nga Shkupi dhe Velesi, në mesin e të cilëve një grua 37-vjeçare gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Janë pranuar edhe tre fëmijë, në mesin e të cilëve një fëmijë njëvjeçar nga Tetova me pamje të rëndë klinike i cili gjendet në mjekim intensiv. Të gjithë fëmijët kanë qenë të pa vaksinuar.
Në Klinikën Infektive për momentin gjenden 21 pacientë me fruthin, 14 prej të cilëve janë fëmijë nën moshën njëvjeçare.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...