Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes me Qeverinë e Japonisë për projektin për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave.
Ministri Fatmir Matoshi ka thënë se nga kjo marrëveshje përfitojnë kompanitë që merren me grumbullimin e mbeturinave.
“Kjo marrëveshje do të nënshkruhet për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës. Përmes kësaj marrëveshje do të marrim përkrahje në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përmes një granti në vlerë prej rreth 2.2 milion euro të dhënë nga Qeveria Japoneze që do të përdoret për blerjen e pajisjeve për disa komuna dhe kompani që merren me grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave”, ka thënë ai.
Sipas Matoshit kjo marrëveshje është arritur edhe me mbështetjen e pa rezervë të Ministrisë së Jashtme, dhe të Zëvendës Kryeministrit Behgjet Pacolli.
“Pas miratimit të saj sot në qeveri hapet rruga që e njëjta të nënshkruhet dhe të formalizohet ditën e enjte, nga Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli dhe Ministrja e shtetit për Punë të jashtme e Japonisë Dr.Toshiko Abe, gjatë vizitës së saj në vendin tonë”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/334771327135879/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...