Profesori i Universitetit të Prishtinës, Agim Zogaj, ka deklaruar se taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, duhet të pezullohet.
“Taksa duhet të pezullohet për 120 ditë, ashtu siç ka propozuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ai ka dhënë një model dhe propozim që do të pasonin edhe zhvillime të reja që do t’i kemi në të ardhmen”, tha Zogaj në emisionin “Strike”.
Sipas tij në asnjë mënyrë dhe më nuk ka asnjë argumentim se duhet të kemi përplasje me aleatin tonë të përjetshëm SHBA-në.
“ShBA janë aleati kryesor, vendimtar dhe më i fuqishmi dhe më i besueshmi i popullit shqiptar dhe i Kosovës”, tha ai.
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...