Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar partitë politike në Maqedoni,për marrëveshjen e arritur për themelimin e Prokurorit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Ambasadës së saj në Shkup kanë përgëzuar partitë politike në Maqedoni,për marrëveshjen e arritur sot për themelimin e Prokurorit publik, për hetimin e krimeve që dalin dhe kanë të bëjnë me përmbajtjen e komunikimeve të përgjuara në mënyrë joligjore, dhe për nominimin e Katica Janevës për këtë pozitë.
Edhe Komisioni evropian ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për emërimin e prokurorit special.
Maja Kocijançiq ka përcjellë porosinë deri te liderët politik që t’i japin mbështetjen e nevojshme Prokurorit special.
Prokurorja Katica Janeva sot pasdite u miratua me shumicë votash edhe nga Kuvendit të Maqedonisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...