Liverpool po përgatitën për një afat kalimtar të ‘çmendur’ gjatë verës.
“The Reds” janë në ‘pole position” për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës, Malcom, shkruan “Le10Sport”, transmeton lajmi.net.
Braziliani Malcom ka hasur në vështirësi që të sigurojë minutazhën e duhur që kur u transferua në “Camp Nou”.
Ai ka luajtur vetëm 124 minuta në La Liga, dhe nuk ka arritur ta bind trajnerin Valverde për më shumë aktivizim.
Liverpool po synojnë transferimin e tij, edhe pse kanë Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Harry Wilson ( i huazuar tek Derby) si lojtarë që luajnë në krahun e djathtë.
Malcom kishte kaluar tek Barcelona nga skuadra franceze Bordeaux, dhe shihej si top transferim , por nuk ia doli të ketë suksesin e pritur.
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...