Në seancën solemne për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbajti një fjalim që bëri të tjerët të mendojnë për lëkundje në koalicionin qeverisës.
Ndërkohë, u raportua se Ramush Haradinaj ishte i acaruar gjatë dhe pas atij fjalimi.
Por, një gjë të tillë ka mohuar i pari i ekzekutivit. Gjatë homazheve në Gllogjan, Haradinaj është pyetur për këtë çështje.
“Nuk e di që kam qenë i acaruar për besë edhe acarimet i kam jep të natyrave tjera jo vetëm të asaj që ka ndodh në seancë, nuk ka pas të bëjë me seancë… probleme të mia, do të ju tregoj ndonjëherë”, ka thënë Haradinaj.
Kur përfunduan fjalimet në seancën e djeshme solemne, Haradinaj është dëgjuar edhe teksa bënte disa ofendime.
“Ma qenef mashkull në jetë…”, kishte thënë ai. I pyetur se kujt iu kishte referuar, ai tha se nuk i kujtohet.
“Për besë nuk më kujtohet, nuk po di a e kam thënë, por hiç nuk po më kujtohet, ka qenë ka dalja por nuk e di për çfarë ka qenë tema”, ka thënë ai.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit