Rreth orës 11:15 të ditës së djeshme është raportuar se janë gjetur mjete shpërthyes në fshatin Goden, komuna e Gjakovës, raporton Arbresh.info.
Sipas policisë, rasti është raportuar nga një person, i cili kishte hasur në disa mjete dyshuaese.
Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në fushë ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së i ka shpërthyer mjetet e dyshuara në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin policor.
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...