Në ditën kur shteti i Kosovës kremton 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një foto me komandantin legjendar, Adem Jasharin.
Ai shkruan se Adem Jashari ka qenë dhe vijon të mbetet si kryetrimi i kombit shqiptar pas heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe luftëtarëve të tij.
Këto fjalë Berisha i shoqëron edhe me foto teksa kryen homazhe tek busti i tij në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet.
“Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij. sb”, shkruan Berisha.

Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...