Sistemi i Drejtësisë në Kosovë është dalë të jetë jashtëzakonisht i dobët nga hulumtimi “Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës” i realizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentin dhe Publikim (QHDP).
Në bazë të hulumtimeve del që Kosova ka pak eksperiencë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Sipas hulumtimit ankesat e shumta kanë qenë se Ministria e Drejtësisë nuk ka procese të definuara për sistemin prokurorial dhe gjyqësorë në mbrojtjen e Dëshmitarëve, kurse ka pas lavëdata për Policinë e Kosovës.
Gjatë prezantimit të këtij hulumtimi u tha se në Kosovë mungon vullneti politik për sundim të ligjit dhe mbrojte të dëshmitarëve.
Besa Kabashi-Ramaj udhëheqësja e QRDP tha se gjatë hulumtimit për mbrojtjen e dëshmitarëve është vërejtur se qytetarët e Kosovës kanë mungesë të informimit për benificionet e të qenit dëshmitar. Kabashi-Ramaj:Qytetarët e Kosovës kanë shumë pak besim te qytetarët e Kosovës
“Mungesa e vetëdijesimit është një fenomen tjetër që e kemi vërejt njerëzit… qytetarë t e Kosovës nuk janë mirë informuar se cilat janë benificionet e të qenit dëshmitar…Qytetarët e Kosovës kanë shumë pak besim në institucione, dhe kanë shumë problem me dëshmuar sepse ndihen të rrezikuar. Shembull që i shohin, proceset e gjyqësorit sidomos që kanë të bëjnë me temat e ndjeshme siç janë sikurse krimet e grupeve dhe krimit të organizuar dekurajojnë dëshminë. Rastet e EULEX-it, sidomos kanë qenë shuam dekurajuese”,tha Kabashi-Ramaj.
Kabashi-Ramaj tha se sipas intervistuesve del që drejtësia në Kosovë është jashtëzakonisht e dobët dhe se ka pas shumë ankesa për sistemin prokurorial dhe për sistemin gjyqësor. Ndërohë sipas saj në hulumtim ka pas lëvdata për Policinë e Kosovës.
Kabashi- Ramaj tha se Kosova ka vështirësi sepse ka institucione të reja dhe pa eksperiencë. Ajo tha se EULEX- ka pasur një besueshmëri në fillim por më vonë e ka humbur atë kredibilitet, e që sipas saj këtë negativitet e ka kaluar te institucionet e Kosovës.
“EULEX-i ka lënë një trashëgimi edhe pse në fillim si mision ka pas besueshmëri të madhe me mënyrën se si i ka proceduar shumë procese gjyqësore, por e ka hup kredibilitetin dhe tani ajo trashëgimi negative ju ka kaluar edhe institucioneve të Kosovës”, tha Kabashi-Ramaj.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Policinë e Kosovës, Skënder Rrahmani tha se kjo Drejtori po organizon seminare dhe trajnime për prokurorë e gjyqtarë. Ai tha se duhet të dihet se programi për mbrojtjen e dëshmitarëve ka për qëllim mbrojtjen e jetës së familjeve dhe dëshmitarëve.
Sipas tij ky program ka për qëllim mbrojtjen e jetës, të pronës si dhe anëtarëve të familjes së dëshmitarit.
Në takimin e sotshëm ku u prezantua hulumtimi për “Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës” i pranishëm ishte vetëm Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Policinë e Kosovës, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Prokurorisë dhe Gjyqësori nuk ishin të pranishëm.
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...