Opozita organizimin e protestave për të kundërshtuar bisedimet me Serbinë, rrjedhimisht për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura në Bruksel po i bënë për interesa partiake, për marrjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme, e jo për interesa të qytetarëve.
Kështu deklaroi Adem Grabovci në emisionin Info Box të TV Dukagjinit.
Ai tha se çështja e bisedimeve me Serbinë nuk i takon vetëm një subjekti politik dhe u shpreh se nëse ka gabime dhe shkelje të Kushtetutës edhe ata janë pro protestave, por duke shfrytëzuar rrugën institucionale.
Grabovci tha se me këtë protesta opozita po manipulon me ndjenjat e qytetarëve për interesat e tyre dhe për marrjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme.
Shefi i GP të PDK-së, tha se në realitetin e tashëm po thyhet dhe po rrënohen objektet gjatë protestave, ndërsa në protestat e 81-së ka pas vetëdije më të madhe dhe nuk kanë thyer.
“Qytetari e jep votën se kush donë me përfaqësu”, u shpreh ndër të tjera, Grabovci.
Kombëtarja turke mbërrin në SHBA për Kupën e Botës FIFA
Serwer: E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO ...
Stuhia tropikale prek Japoninë, paralajmërohen përmbytje dhe...
Rama për protestat në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet sipas k...
Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë pa ndërprerje, prete...
Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të...