Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut për sigurinë për shkak se ai ka shkuar në Rusi për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ministria e jashtme e Bjellorusisë ka njoftuar se presidenti Lukashenka ka marrë ftesë për të marrë pjesë në një panel për të biseduar lidhur me marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidentët e Azerbajxhanit dhe Ukrainës, kryeministri i Gjeorgjisë dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger.
Në deklaratën e ministrisë së jashtme thuhet se Bjellorusinë në Konferencën e Mynihut do ta përfaqësojnë ambasadori i këtij vendi në Gjermani, Dzyanis Sidarenka, dhe udhëheqësi i shërbimit sekret, Valeriy Vakulchik.
Bisedimet mes presidentit të Rusisë dhe presidentit të Bjellorusisë po zhvillohen në Soçi. Presidenti rus ka thënë para gazetarëve se ata kanë biseduar për unionin mes dy shteteve, i cili ishte krijuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, por që nuk është zbatuar në praktikë, shkruan “Free Europe.
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...
Abdixhiku: Me Vjosa Osmanin kemi pasur dallime gjatë këtyre ...