Kryeministri Ramush Haradinaj e zëvendëskryeministri i parë i Kosovës janë takuar me komisionarin e BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn.
Ata po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Biseda trepalëshe është fokusuar në perspektivën evropiane të Kosovës dhe nevojën që shtetet anëtare të BE-së të aprovojnë rekomandimin për liberalizimin e vizave, shkruan arbresh.info.
“Kjo është vendimtare për t’u treguar qytetarëve të Kosovës se perspektiva e Bashkimit Evropian është e prekshme dhe e reale”, thuhet në shkrimin e shefit të diplomacisë kosovare.
Konferenca e Sigurisë që zhvillohet në Mynih, është një nga më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë në botë, në konferencat e kësaj natyre. Në të takohen rreth 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe 100 ministra, mes tyre kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov. /Arbresh.info/

Kosova me dy medalje të bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare ...
Diplomoi në Akademinë e FBI-së, policja kosovare urohet nga ...
Ademi takohet me Infantinon në Doha të Katarit
Policia e Kosovës shpallë në kërkim dillerin shqiptar
Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë
Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet auto...