Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor lidhur me dyshimet për shantazh dhe lëndim të lehtë trupor.
IPK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pranuar informacion anonime lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor – punonjës në stacionin policor në Gjilan.
Me të pranuar informacionin,sipas IPK hetuesit e këtij inspektorati kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazh” dhe “lëndim i lehtë trupor (e paraparë në nenin 188 të Kodit Penal të Kosovës) i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, bën të ditur IPK.
I njëjti punonjës i Policisë së Kosovës edhe është suspenduar deri në përfundim të procedurës hetimore./ Arbresh.info
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...