Presidenti i Iranit ka paralajmëruar fqinjët që të mos lënë terroristët të abuzojnë me territorin e tyre, pas sulmit vetëvrasës që vrau 27 pjesëtarë të Gardës Revolucionare.
Hassan Rouhani ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për sulmin e së mërkurës në provincën juglindore të Sistan-Baluchestan në afërsi të kufirit me Pakistanin, transmeton portali arbresh.info.
Por ai tha se Irani e rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprim nëse shtetet e tjera në rajon dështojnë të parandalojnë terrorizmin.
Një grup që mendohet se operon nga perëndimi i Pakistanit tha se qëndron prapa sulmit.
Jaish al-Adl (Ushtria e Drejtësisë) ka deklaruar se po lufton për të drejtat e myslimanëve Sunit të Iranit, të cilët ankohen për diskriminimin nga komuniteti Shia.
Grupi ka kryer disa sulme të kohëve të fundit kundër personelit të sigurisë në Sistan-Baluchestan, i cili ka një komunitet të gjerë kryesisht Sunni Baluchi./Arbresh.info/
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...