Ekipet mjekësore tashmë kanë arritur të transportojnë shumicën e të lënduarve në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë.
Të lënduarit dërgohen në Qendrën e Klinikave në Shkup kurse institucionet tjera shëndetësore në vend janë ofruar për ndihmë në vendin e ngjarjes.
Jo zyrtarisht, mësohet se ka të vdekur dhe numri nuk është i saktë por është mbi pesë viktima.
Përndryshe, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Tetovë-Shkup.
Ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur, njofton Telegrafi Maqedoni.
45 minuta të çmendur në “Allianz Arena” – pesë gola të shënu...
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...