Parlamenti Evropian ka miratuar një marrëveshje për tregti të lirë me Singaporin, përmes së cilës blloku evropian shpreson të krijojë edhe pakte tjera me Azinë Juglindore.
Kjo marrëveshje është miratuar me shumicë votash, derisa do të fillojë së zbatuari sapo të gjitha vendet anëtare të japin miratimin e tyre final.
Sipas marrëveshjes, të dyja palët do të eliminojnë tarifat në mallra dhe shërbime në pesë vjetët e ardhshme.
Ky pakt po ashtu parashihet të ofrojë mundësi për biznese për të dyja palët, ashtu që ato të zgjerojnë rajonin ku veprojnë, por edhe do t’iu lejojë kompanive evropiane që të konkurojnë për kontrata të prokurorimit publik në Singapor.
Bashkimi Evropian dhe Singapori realizojnë tregti në vlerë të 50 miliardë eurove në mallra dhe 40 miliardë eurove tjera në shërbime brenda një viti.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit