Gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras do të marrin çmimin “Ewald von Kleist” për marrëveshjen e Prespës, shkruan kryetari i konferencës, Wolfgang Ischinger në rrjetin social “Twitter”, njofton AIM nga Athina.
“Arsye për festë: Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev do të marrin çmimin Ewald von Kleist për 2019 (në nder të themeluesit të Konferencës së Sigurisë në Mynih), të shtunën, gjatë konferencës”, shkruan Ischinger.
Në deklaratën për gazetën greke ANA-MPA, kryetari i Konferencës për Siguri të Mynih dhe ish-ambasadori i Gjermanisë tha se Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë arritje historike.
“Në erën në të cilën ka shumë pak suksese, tejkalimi i kontestit disavjeçar në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është zgjidhje e këndshme. Të dyja vendet kanë bërë arritje historike”, thotë Ischinger.
https://twitter.com/ischinger/status/1095580637594046464?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1095580637594046464&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fischinger-zaev-dhe-tsipras-te-shtunen-te-marrin-cmim-ne-konferencen-e-sigurise-ne-mynih%2F
Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë
28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029