Një lojtare e volejbollit ka deklaruar se ka qenë në një lidhje dashurie me sulmuesin Emiliano Salo , që gjeti vdekjen derisa po udhëtonte drejt Cardiffit.
Luiza Ungerer, lojtare e volejbollit të skuadrës franceze Beziers Angles, ka thënë se do ta dojë gjithmonë sulmuesin gjatë një interviste për medien braziliane ‘Golbo’.
“Ai më tha se po shkonte në Cardiff dhe se marrëveshja ishte e mbyllur, ai do të luante atje. Më bëri të lumtur sepse ishte shumë i lumtur. Ishte ëndrra e tij për të luajtur në Premierligë, në ligën më të fortë në botë”, ka deklaruar Ungerer, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ka shumë njerëz që më pyesin për gjëra të tmerrshme rreth aksidentit. Është vërtetë e vështirë”.
“Ai kishte një zemër të pastaj, nuk kishte qëllime të këqija, ndonjëherë ishte naiv”.
“Kam pasur gjithmonë shpresë pas zhdukjes së tij, sepse në ato momente kjo është që duhet të bëni. Deri në çastin që më njoftuan se kishin gjetur një trup. Kisha shumë ankth, duke mos e ditur se ku ishte aeroplani, duke mos e ditur se çfarë po ndodhte, me kërkimet që nuk ndaleshin. Ishte e gjitha ankth”.
“Tani, më duhet të jem e lumtur për vete dhe për të, do të tentoj të jetoj për vete dhe për të. Do ta dua gjithmonë”.
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë