Ditë më parë, punëtorët e tri ndërmarrjeve publike në Kosovë paralajmëruan protesta. Sindikalistët e KEK’ut, KOSTT’it dhe Telekomit kërkuan nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ajo e Administratës Publike, të sqarohet pozicionimi i tyre me Ligjin për Pagat.
Në kërkesën e drejtuar këtyre ministrive thuhet se punëtorët e tri ndërmarrjeve janë të pakënaqur me kufizimet që u janë vënë në Ligjin për pagat.
Deri të hënë, kur ishte afati i fundit për një përgjigje, sindikalistët thonë që nuk kanë pranuar asnjë të tillë.
Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së KEK’ut thotë se të martën do të vendoset për fillimin e protestave ose jo.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk është përgjigjur në pyetjet e T7.
Ndërkaq, Ministri i Ministrisë së Administratës Publike për T7 ka thënë se përfshirja e punëtorëve të KEK’ut, KOSTT dhe Telekomit në Ligjin për Pagat, ishte bërë me mënyra procedurale në Kuvend.
Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka pranuar ankesa sa i përket Ligjit për Paga.
Ligji për Pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt.
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...