Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës pohojnë se banorët e të Luginës duan të bashkohen me Kosovën, por nuk duan të shkaktojnë ndarje shtesë.
E këto deklarata të përfaqësuesve shqiptarë, i kanë quajtur si provokime, mediat në Serbi.
Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë sot se është e rëndësishme që Kosova të mos ndahet në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në Kosovë, për ndasitë politike që ekzistojnë atje. Nëse Kosova vlerëson se korrigjimi i kufirit do të ishte i dëmshëm, atëherë e jona është që të kërkojmë që Kosova në këto bisedime përfundimisht të marrë edhe një përgjegjësi dhe të ngulë këmbë lidhur me reciprocitetin dhe të drejtat për shqiptarët e Luginës së Preshevës të barabarta me të drejtat që serbët i gëzojnë në Kosovë”, ka thënë Kamberi, shkruan Blici serb, transmeton lajmi.net.
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se ata janë të gatshëm të japin kontribut në këtë proces pa ndërhyrë në debat të brendshëm.
“ Në Kosovë është hapur debati i cili është pro dhe kundër, megjithatë ne konsiderojmë se nuk duhet të përfshihemi në këtë debat, përderisa jemi duke pritur edhe platformën që do ta prezantojë grupi i dialogut, në kuadër të së cilës ne mendojmë se duhet ta trajtojnë medoemos edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, tha ai.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...