Themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk po e përkrahin komuniteti turk në Kosovë.
Mamusha, është komuna e cila ka 6 mijë e 500 banorë, 96 për qind e të cilëve turq.
Por pavarësisht kësaj ata nuk kanë privilegje si serbët.
Një gjë të tillë sipas kryetarit të Mamushës Arif Bytyq, komuniteti turk nuk do ta dëshironin edhe po të ishin në numër më të madh,njofton Klan Kosova.
Këtë Bytyq e thotë ndonëse e përkrah edhe Asociacionin e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.
Njëjtë mendojnë edhe drejtuesit e OJQ-ve të kësaj komune. Madje edhe kur bëhet fjalë për arsim.
Ndryshe nga drejtuesit e institucioneve që janë në dijeni për zhvillimet, qytetarët e Mamushës edhe kur ju shpjegohet për Asociacionit nuk e përkrahin atë.
Statusin e komunës Mamusha e mori në 2008-ën, menjëherë pas pavarësimit të vendit, ndërkaq është komuna e vetme me shumicë turke. Në Kosovë ky komunitet llogaritet t’i ketë rreth 20 mijë pjesëtarë.
Kombëtarja turke mbërrin në SHBA për Kupën e Botës FIFA
Serwer: E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO ...
Stuhia tropikale prek Japoninë, paralajmërohen përmbytje dhe...
Rama për protestat në Zvërnec: Shqipëria do të bëhet sipas k...
Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë pa ndërprerje, prete...
Aksident i rëndë në Francë: Kamioni përplas 23 makina, 37 të...