Profesori në Universitetin e Gracit të Austrisë, Florian Bieber, ka thënë se Kosova është arsyeja kryesore pse Komisioni Europian e “shikon me një sy të mbyllur” kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth protestave në Serbi.
Ai në një intervistë për FoNet ka shtuar se “ka ende shpresë se ai do të zgjidhë këtë problem”.
Biber mes tjerash ka deklaruar se në Serbi tensionet dhe frika janë në rritje, dhe se thotë se në protestat qytetare në Serbi sheh “fillimin e çlirimit të popullit”.
Sipas tij, protestat e qytetarëve anembanë Serbisë, janë problem për një pjesë të vendeve anëtare të BE “, sepse sipas tij tërheqin vëmendjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e që është një prioritet”.
Nga ana tjetër, siç theksoi profesori në Universitetin e Gracit, as opozita serbe nuk përfaqëson një alternativë të vlefshme ndaj Bashkimit Evropian, për shkak të qëndrimeve të saj të paqarta ndaj pozicionit të BE-së dhe qëndrimin konzervativ ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...