Pas rekomandimit të Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën në korrik të vitit 2018 dhe pas votimit në Parlamentin Evropian dy muaj më vonë, institucionet e Bashkimit Evropian nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për gjashtë muaj drejt vendimit final për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët. Procesi është bllokuar në kuadër të trialogut (Parlament Evropian, Këshill Evropian dhe Komision Evropian) për finalizimin e vendimit për vizat, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen kosovarët duhet të presin edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili këtë çështje ende nuk e ka në rend të ditës.
Vlerësohet se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të jetë në agjendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti.
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual
Konfirmohet data e samitit BE-Ballkani Perëndimor
Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Ja...