rank D Gilroy, dramaturg, skenarist, regjisor dhe autor, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.
Shkrimtari ka vdekur nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në mbrëmjen e së shtunës, sipas një deklarate të lëshuar nga biografi i tij Cynthia Swartz.
Frank, suksesin e tij të madh të parë e ka arritur me shfaqjen “The Subject Was Roses”, me të cilën ka fituar çmimin “Pulitzer Prize” për dramaturgji, dhe është nderuar me çmimin “Tony Award” dhe “Drama Circle”.
Më vonë kjo shfaqje është kthyer edhe në film, në të cilin kanë luajtur aktorët si Martin Sheen, Patricia Neal dhe Jack Albertson, në vitin 1968 dhe ka marrë dy nominime Oscar, transmeton Koha.net, ndërsa Albertsoni ka fituar çmimin “Best Supporting Actor”.
Ndër kreditë e tjera të tij të filmave, Frank në vitin 1956 shkroi “Tha Fastest Gun Alive” me rol kryesor aktori Glenn Ford, si dhe “The Only Game in Town”, ku luajtën Elizabeth Taylor dhe Warren Beatty, në vitin 1969.
Djemtë e Frankut gjithashtu kanë ndjekur hapat e babait në Hollywood. Tony ka shkruar skenarin e serisë së filmave “Bourne”, me rol kryesor aktorin e njohur Matt Damon, ndërsa Dan ka qenë regjisor i filmit të 2014-ës “Nightcrawler”, me rol kryesor aktorin e njohur Jake Gyllenhaal. Gjithashtu edhe djali John Gilroy punon si redaktor, puna e fundit e të cilit ishte filmi “Nightcrawler” dhe “The Bourne Legacy”.
Frank D Gilroy la pas vetes gruan e tij Ruth, tre djemtë e tij, John, Tony dhe Dan, dhe pesë nipër e mbesa të tij.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën