Provinca jugperëndimore e Kuzestanit është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8, këtë të diel.
Sipas Qendres Sizmologjike e Institutit Gjeofizik të Universitetit të Teheranit, tërmeti tronditi qytetin e Izeh rreth një orë pas mesnatës sipas kohës lokale dhe epiqendra ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.
Sipas raportimeve nga mediat iraniane nuk ka të dhëna për dëmet apo viktimat e deritanishme, ndërkaq thonë se tërmeti ishte i fortë pasi që ishte ndjerë në vendet përreth.
Një termet i ngjashëm kishte ndodhur edhe në nëntor të vitit 2018, si pasojë mbi 200 persona ishin lënduar, transmeton Telegafi.

Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...