Eurodeputeti Ivo Vajgl për “NOVA TV” deklaroi se të amnistuarit e hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill kanë bërë vepra penale më të lehta dhe nuk i kanë bërë dëm të madh Maqedonisë. Ai porositi Qeverinë e Maqedonisë që në muajt e ardhshëm të angazhohet më shumë në reformat e zbatuara, të jenë të dukshme për BE-në në mënyrë Maqedonia të marrë datë për bisedime.
“Jam i bindur, se nëse tani hapeshin bisedimet, përgjigja e disa vendeve do të ishte negative. Duhet të bëhet më shumë në muajt e ardhshëm që të jepet rezultati i reformave”, thotë raportuesi për Maqedoninë në Kuvendin evropian, Ivo Vajgl.
Ai shtoi se këtë herë Franca nuk do ta bllokojë dhënien e datës për bisedime për shkak se kryetari i Francës, Macron ka qëndrime krejtësisht të ndryshme.
“Ai erdhi në pushtet me agjendë pro-evropiane integruese dhe nuk mund ta paramendoj se ai do të jetë njeriu që do ta ndalojë ndihmën e Maqedonisë në momentin kur i ka plotësuar të gjitha kushtet. Por, tani duhet të tregohet se agjenda reformuese nuk është frazë boshe politike”, thotë mes tjerash Vajgl.
Vajgl thotë se në bisedën e fundit me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka marrë konfirmime të forta se opozita maqedonase do të mbështes reformat në korrupsion, gjyqësi dhe luftën ndaj krimit.
Për kërcënimet e Kyriakos Mitsotakis se do ta bllokojë marrëveshjen e Prespës kur do të hyj në pushtet, Vajgl thotë se këto janë mesazhe vetëm për opinionin grek, ndërsa në Evropë këto nuk kalojnë.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...