Një fugon i mbushur me ndihma të ndryshme iu është dhuruara sot banorëve të Preshevës.
Këto ndihma kanë ardhur si donacion nga bashkatdhetari Ibrahim Selimi i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Ibrahimi me shokë të tij në Zvicër me një vullnet shumë të lartë kishin organizuar grumbullimin e këtyre gjësendeve kryesisht veshmbathje dhe kishin arritur të tubonin një sasi të konsiderueshme, të cilat i kishte sjellë enkas nga Zvicra dhe sot zyrtarisht i dorëzoi tek QSA në Preshevë.
Ibrahimi me lot në sy theksoi se ne e duam shumë vendin tonë dhe do të mundohemi gjithnjë të jemi afër tij, aty ku e kërkon nevoja më së tepërmi. “Le të përfitojnë njerëzit në nevojë. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë”, tha Selimi.
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë falënderon bashkatdhetarët tanë për mbështetjen e vazhdueshme që po i bëjnë vendlindjeve të tyre, duke i mbështetur projektet dhe aktivitetet e QSA-së, kurse Ibrahimin e falënderon në veçanti për mundin e dyfishtë – atë të grumbullimit të ndihmave dhe sjelljes së tyre në vendlindje, aty ku ndjehet nevoja për to.
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së