Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “masat e planit operacional për punësim të vitit 2019 siguron mundësi për punësimin e të rinjve, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme”.
Nëpërmjet një mase, thonë nga LSDM, janë siguruar mbi 43 milion denarë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe vende pune të reja në këtë fushë për të rinjtë,
“Me këtë masë janë përfshirë 1.323 të rinj të papunësuar deri në 34 vite që mund të punësohen përmes trajtimeve”, thonë nga LSDM duke shtuar se vendet e reja të punës si dhe nevojat për rikualifikim janë përgatitur bashkërisht me punëdhënësit.
Sipas LSDM-së, nëse një person i papunë nuk mundet ta shfrytëzon këtë masë, ekziston mundësia për të përdorur programe dhe masa të tjera nga plani operacional për vitin 2019.
“Plani operativ për punësim për vitin 2018 u realizua për 95% dhe dha rezultate të shkëlqyera. Parashikohet që plani operacional për 2019 do të japë një rezultat edhe më të mirë, kryesisht për të rinjtë” thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën