Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë i informoi qytetarët se është shpallur konkurs publik për pranimin e 125 ushtarëve profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Siç kumtoi sot MM, ushtarët e ardhshëm potencial, për t’u bërë pjesë e ARM-së, do të duhet t’i përmbushin kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të cekura në konkursin publik.
“Ministria e Mbrojtjes u bë thirrje të gjithë qytetarëve jo më të vjetër se 25 vjeç deri në ditën e përfundimit të konkursit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë për sigurinë dhe mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të jenë pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë”, ceket në kumtesën e MM-së.
Në kumtesë përkujtohet se kohë më parë në radhët e ARM-së u pranuan 125 ushtarë profesionistë, ndërsa me përfundimin e kësaj faze të pranimit e cila filloi këtyre ditëve, do të rrumbullakësohet edhe procesi i paralajmëruar për pranimin e 250 ushtarëve profesionistë në shërbim të ARM-së./Mia/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...