Manchester United ka siguruar një fitore bindëse pasditen e sotme (e shtunë) në stadiumin Craven Cottage.
“Djajtë e Kuq” kanë vazhduar formën perfekte nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaeri duke mposhtur me rezultat 0 me 3 skuadrën e Fulhamit, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Paul Pogba, i cili shënoi dy gola – atë të epërsisë dhe një nga pika e bardhë gjatë pjesës së dytë, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Fituesi i Kampionatit Botëror është vlerësuar me notën 8.8.
Me notë të lartë është vlerësuar edhe Anthony Martial për golin e shkëlqyer solo në minutën e 23′ (8.7).
Phil Jones (7.6) dhe Smalling (7.6) kanë po ashtu nota të larta te skuadra mysafire e këtij takimi.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi Maxime Le Marchand (5.7) te skuadra nën udhëheqjen e Cluadio Ranierit./arbresh.info/

Përfundon aksioni në ARBK, zyrtaret e ARBK-së dyshohen për n...
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI