Forma perfekte e Manchester United nën udhëheqjen e trajnerit Ole Gunnar Solskajeri ka vazhduar edhe pasditen e sotme (e shtunë).
“Djajtë e Kuq” kanë siguruar edhe tri pikë të tjera nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez duke mposhtur rivalin e sotëm të xhiros së 26-të në Premierë Ligë – Fulhamin me rezultat të thellë 3 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori francez Paul Pogba realizoi dy herë gjatë kësaj ndeshje duke gjetur fillimisht golin nga një kënd tejet i vështirë derisa po zhvillohej minuta e 14′ para se të realizonte sërish nga pika e bardhë në minutën e 65′.
Goli tjetër u shënua nga Anthony Martial, i cili në minutën e 23′ shfaqi klasin e tij duke kaluar më shumë se gjysmën e fushës me vrap për të shënuar më pas solo një gol vërtetë të bukur.
Me këtë fitore, Manchester United qëndron në pozitën e katërt në tabelë me 51 pikë i ndjekur nga Chelsea me një pikë më pak dhe Arsenali me katër pikë më pak, ndërsa Fulhami vazhdon qëndrimin në zonën e dëbimit me vetëm 17 pikë./arbresh.info/
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...